Biografia
Rreth meje
Florenc Zerellari është shkrimtar dhe skenarist shqiptar, krijimtaria e të cilit lëviz në kufirin e hollë mes realitetit të përditshëm, surreales dhe absurdit.
Përmbledhja e tij me proza të shkurtra, Duke pritur Margonë(Kandrra Botime, 2026), është shpallur fituese e Fondit të Krijimtarisë për Autorët e Rinj nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Përveç letërsisë, punon si skenarist për projekte filmike dhe televizive, ku humori i zi, situatat groteske dhe dialogët e mprehtë shërbejnë si lente për të parë përditshmërinë.